Telegrafi

Jorge Jesus refuzon lidhjet me stolin e Milanit

Trajneri i Sporting Lisbonës, Jorge Jesus ka hedhur poshtë idenë se ai mund të bëhet trajneri i ardhshëm i Milanit, duke thënë se nuk i interesojnë këto thashetheme.”

Jesus thuhet se u shfaq si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Vincenzo Montellën në stolin e klubit të madh italian.

Por, 63-vjeçari e bëri të qartë se ai ishte fokusuar vetëm në drejtimin e Sporting dhe fitimin e titullit portugez.

Lexo po ashtu Gattuso, favorit për stolin e Milanit si zëvendësues i Montellas  

“Jam i fokusuar vetëm te Sportingu. Nuk më interesojnë këto thashetheme”, ka thënë Jesus në një konferencë për shtyp.

“Unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen kundër Rio Aves dhe pastaj një ndeshje të Ligës së Kampionëve”.

“Karriera e trajnerit shkon dita ditës. Gjërat duhet të ndodhin natyrshëm”.

Lexo po ashtu Milani kthen sytë kah Petkovici si zëvendësues i Montellas

“Kjo është ajo që unë mendoj, pavarësisht nga thashethemet e fundit”.

“Objektivi im është vetëm të bëhem kampion me Sportingun. Jam i pasionuar për futbollin, ende nuk e di kur do të ndërpres stërvitjet”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/