Telegrafi

Jordi Roura: Reali ishte superior

“Në rundin e parë dhe në Superkupë, të dy ekipet ishin në të njëjtin nivel. Ata u vendosën nga detajet. Por sonte, Madridi ishte shumë më superior dhe neve na mungoi efektiviteti”.

“Në futboll nuk mundeni gjithmonë t’i kontrolloni gjërat; është një ndeshje e gabimeve. Madridi është një prej ekipeve më të mira. Kjo është një gjë që ne e kemi ditur, dhe ne jemi përpjekur ta kontrollojmë atë, por na mungoi mençuria. Kjo e bën Madridin një skuadër të madhe”.

“Në La Liga, ne duhet të japim një mund të madh. Pjesa e parë e sezonit ishte më e mira ndonjëherë. Nuk mendoj se kjo do të ndikojë te ne; mbase kjo do të jetë një arsye për të qenë më të qetë, pasi ne kemi ligën ku mund të fokusohemi. Por ne nuk e kemi fituar, andaj duhet të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Roura. /Telegrafi/