Site icon Telegrafi

Jordi Cruyff zbulon arsyen pse Xavi e vonoi debutimin e Yamalit me Barcelonën

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff ka zbuluar se Xavi ka qenë i detyruar që të vonojë debutimin e Lamine Yamal me Barcelonën vitin e kaluar.

Spanjolli e bëri debutimin e tij në prill të vitit të kaluar në moshën 16-vjeçare dhe Cruyff tani ka folur për mënyrën se si Xavi e pa atë.

“E mbaj mend kur ai nisi stërvitjet e para, pas vetëm pesë minutash, trajneri në atë kohë Xavi, u kthye në drejtimin tim dhe më tha, ‘Ky djalosh është i veçantë’”.

“Ai është i jashtëzakonshëm, kjo është e ditur për të gjithë, por ne synojmë të ushqejmë talentin e tij dhe mos t’i dhurojmë presion të panevojshëm”.

“Ai është 17-vjeçar, kështu që le ta lejojmë që ta shijojë këtë eksperiencë. Fillimisht, ne theksuam rëndësinë e sigurimit të një lojtari për një periudhë afatgjatë para se ta lejojmë që të luajë”, ka thënë Cruyff.

Duket se debutimi i Yamal është shtyrë për shkak se ai nuk kishte një kontratë valide me Barcelonën gjatë asaj kohe.

Adoleshenti spanjoll ka pasur një rritje masive që prej debutimit të tij ndërsa ka shijuar një sezon fantastik duke fituar Euro 2024 me Spanjën si njëri prej lojtarëve kryesor.

Ai gjithashtu ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit 2024/2025 me katër gola dhe katër asistime në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani./Telegrafi/

Exit mobile version