Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba beson se seksione të mediave janë të pakënaqura që klubi katalanas mposhti dy klubet madrilene në luftën për titull.
“Unë shpresoj se ju (gazetarët) jeni të kënaqur, edhe pse e di se disave prej jush nuk ju vjen aspak mirë”.
“E shtuna (dje) ishte një ditë për t’u festuar, e tifozët e Barcës ishin me ne ku do edhe në kohë të vështira”.
“Ne vuajtëm sepse e kemi ditur se mund të dështojmë. Ne merituam kampionatin dhe e dimë se si ta shijojmë. Ne fituam trofe pothuajse secilin sezon dhe e dimë se si të shijohet festa”.
“Luis Suarez është sulmuesi më i mirë në botë. Ai po punon shumë për ekipin, pos golazve që i shënon”, deklaroi Alba. /Telegrafi/