Site icon Telegrafi

Jordi Alba pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Jordi Alba ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Mbrojtësi i majtë, i cili kohët e fundit ishte kapiten i Spanjës për suksesin e Ligës së Kombeve, i tha trajnerit të Spanjës – Luis de la Fuente për vendimin e tij disa javë më parë.

Ai beson se cikli i tij me La Roja ka përfunduar dhe tani do të jetë në gjendje të angazhohet plotësisht për klubin e tij të ri, Inter Miami, raporton AS.

Mbrojtësi 34 vjeçar luajti për vendin e tij 93 herë dhe shënoi nëntë gola. Gjatë kësaj kohe, ai e bëri të tijën pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe ishte një lojtar kyç për skuadrën që fitoi Euro 2012, ku shënoi edhe një gol në finale.

Ai bëri debutimin e tij më 11 tetor 2011 kundër Skocisë në Alicante dhe gjithashtu pësoi disa disfata të vështira, duke përfshirë eliminimin e Kupës së Botës në Brazil, Rusi dhe Katar.

Ai gjithashtu luajti në Kupën e Konfederatave 2013 dhe në Kampionatin Evropian 2016 dhe 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version