Jordi Alba nuk po luan shumë këtë edicion për Barcelonën, por ai vazhdon të jetë sërish një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Mbrojtësi i majtë spanjoll kishte oferta për tu larguar nga Camp Nou si në afatin kalimtar veror ashtu edhe në janar, por ai vendosi të qëndroj.
Kontrata e Albas me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024 dhe mbrojtësi i majtë pritet t’i qëndroj besnik katalunasve deri në përfundim të kontratës.
“Do të qëndrojë këtu deri vitin e ardhshëm, pasi mendoj se jam ende në nivel të mirë. Është e vërtetë që nuk po luaj çdo ndeshje, por përpiqem të jap më të mirën kur kanë nevojë për mua. Kur nuk luaj, unë përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës duke i mbështetur nga banka rezervë”.
“Është shumë e rëndësishme t’i ndihmoj, të jem me shokët e mi dhe t’i këshilloj. Kjo është pozitive dhe më ndihmon. Në fillim nuk e kisha të lehtë faktin që nuk po luaja gjithmonë, por tani jam i qetë dhe mirë mendërisht. Jam edhe i motivuar”, u shpreh Alba.
Mbrojtësi i majtë është i gatshëm të vazhdoj kontratën me Barcelonën edhe për një pagë më të ulët.
“Nëse do më kërkojnë të ul pagën për të firmosur kontratën e re, atëherë do e bëj. Gjithmonë kam dhënë ndihmën time kur më është kërkuar”, deklaroi Jordi Alba. /Telegrafi/