Telegrafi

Jordi Alba flet për momentin jo të mirë te Barcelona, thotë se gjithë fokusin e ka te klubi aktual

Barcelona's Spanish defender Jordi Alba controls the ball during the 57th Joan Gamper Trophy friendly football match between FC Barcelona and Club Universidad Nacional Pumas at the Camp Nou stadium in Barcelona on August 7, 2022. (Photo by Pau BARRENA / AFP) (Photo by PAU BARRENA/AFP via Getty Images)

Jordi Alba nuk është duke kaluar një periudhë të mirë këtë sezon te Barcelona.

Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk është zgjedhje e parë për krahun e majtë të mbrojtjes, me trajnerin Xavi Hernandez që në disa ndeshje i ka besuar të riut Balde.

Ndërkohë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, katalunasit nënshkruan edhe me Marcos Alonson duke shtuar konkurrencën në krahun e majtë të mbrojtjes.

Alba ka thënë se konkurrenca do t’i bëj vetëm mirë, derisa është i fokusuar 100 për qind te Barcelona.

“Nuk e ndjej për detyrë të justifikoj veten te Barcelona, unë mundohem të jap më të mirën sa herë zbres në fushë. Edhe pse këtë fillim sezoni më shumë kam qëndruar në stol, gjithsesi mendoj të rikthehem sa më shpejt në formë dhe pak nga pak po përmirësohem”.

“Po merrem edhe me të rinjtë, po i ndihmoj të avancojnë”, u shpreh Alba.

Tutje veterani spanjoll foli edhe për një kalim të mundshëm te Interi që u flit në orët e fundit të afatit kalimtar, por ka thënë se gjithë fokusi i tij është në Camp Nou.

Unë do të jap 100%, pastaj interesat e klubit janë tjera. Gjithnjë kam theksuar se doja të qëndroja te Barça deri në vitin e fundit të kontratës, në fushë e kam treguar gjithnjë impenjimin tim, por nuk ndërhyj në vendimet e klubit. Në botën e futbollit tashmë nuk më befason asgjë”, u shpreh Alba. /Telegrafi/