Dy gazetaret, Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska e denoncuan në MPB nëpunësin shtetëror në Regjistrin Qendror, Emil Jakomvskin.
Nga MPB për AIM vërtetuan se Gazetaret kanë shtruar kërkesë kundër Jakimovskit për fyerje dhe kërcënime në rrjete sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev gjatë ditës së djeshme personalisht kontaktoi me Jordanoskën dhe Koroveshkovskën të cilat morën kërcënime nga Jakimovski.
Gjatë ditës së sotme, drejtoresha e Regjistrit Qendror Marija Boshkovska Jankovski, ka marrë vendim që ta largojë nga puna Emil Jakimovskin, pasi siç thonë nga Regjistri, ai ka bërë shkelje thelbësore të dispozitave nga marrëveshja kolektive e Regjistrit Qendror.