Këshilli Gjyqësor ka shkarkuar gjykatësin e Apelit, Jordan Mitrinovski. Nga Këshilli Gjyqësor thonë se është sjellur vendim me të cilin është vërtetuar puna joprofesionale dhe e papërgjegjëshme nga Mitrinovski.
Këshilli Gjyqësor lejoi përsëritjen e procedurës kundër Jordan Mitrinovski (gjykatës në Gjykatën e Apelit), pas aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila konstatoi shkelje të nenit 6, paragrafi 1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë vitit 2017 Komisioni caktoi disa seanca, por me kërkesë të Mitrinovskit dhe mbrojtësve të tij, ato vazhdimisht u shtynë.
Mitrinovski u shkarkua edhe në vitin 2011 pasi lejoi që Bajrush Sejdiu të shkojë në arrest shtëpiak./Telegrafi/