Telegrafi

Jordan Henderson kritikohet ashpër për penalltinë e humbur Rumanisë

Jordan Henderson është kritikuar nga tifozët e Anglisë për shkak të humbjes së penalltisë ne miqësoren e zhvilluar ndaj Rumanisë.

Mesfushori i Liverpoolit që përfaqëson Tre Luanët dështoi të shënonte nga pika e bardhë të dielën mbrëma, derisa nuk kishte luajtur asnjë minutë që nga muaji shkurt i këtij viti.

Kapiteni i The Reds ka thënë pas ndeshjes se ka humbur penallti më të mëdha se kjo, duke theksuar se ishte një takim miqësor.

“Kam humbur penallti më të mëdha se kjo”, ka thënë Henderson duke qeshur.

Kjo deklaratë e tij ka acaruar tifozët e Anglisë, me disa prej tyre që i kërkuan të largohej nga ekipi.

Anglia arriti të fitonte takimin 1-0 ndaj Rumanisë, me golin e vetëm të shënuar nga Marcus Rashford që ishte nga penalltia. /Telegrafi/