Site icon Telegrafi

Joprocesimi i gjuhës së urrejtjes në Maqedoni inkurajon zgjerimin dhe shfrytëzimin e saj

Gjuha e urrejtjes nuk është inkriminuar mjaft qartë në kodin penal, ndërsa prokuroria dhe gjyqësia kanë marrëdhënie indiferente dhe nuk ekziston asnjë gjykim përfundimtar, për çka janë të nevojshme ndryshime ligjore në të cilat do të mbahet definim i gjuhës së urrejtjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë konkludime nga analiza “Efikasiteti i rregullativës ligjore për mbrojtje të gjuhës së urrejtjes” të zbatuar nga shkurti deri në qershor të vitit 2017, ndërsa e prezantuar në debatin e sotëm “Si deri te zbatimi efikas me gjuhën e urrejtjes”, në organizim të Institutit të Maqedonisë për media.

Autori i analizës Nenad Zhivanovski, tha se Kodi penal në disa nene e inkriminon gjuhën e urrejtjes, por ato drejtpërdrejtë nuk referohen në gjuhën e urrejtjes, por e trajtojnë nënçmimin, talljen dhe nxitjen e urrejtjes dhe ndërsa Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele e ndalon përdorimin e gjuhës së urrejtjes, por nuk parasheh sanksione për shkelësit, njofton AIM.

Elena Brmbesak nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, theksoi se në Maqedoni më së shpeshti gjuha e urrejtjes është në tre baza edhe atë në orientim politik, etnik dhe seksual.

Debati është pjesë e projektit “#ReForMediaMKD – Përparimi i bashkëpunimit midis shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mjekësore”, të financiar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Instituti i Maqedonisë për media. /Telegrafi/

Exit mobile version