Udhëheqësi i Departamentit për Arsim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini, se përgjegjësit për rezultatin e keq të Kosovës në testin PISA, duhet të japin llogari se pse fëmijët tanë i kanë lënë në këtë derexhe.
“Të rriturit gjithmonë kanë përgjegjësi dhe përgjegjësia është nga piramida – nga presidenti. Pra, sistemi është shkatërruar nga ky president, qëkur ishte kryeministër, dhe nga partia e tij e ministrat që i ka jep deri tash. Nuk mund ta fajësoj ministrin e tashëm të Arsimit, z. Arsim Bajrami, sepse këtë post e ka marrë vonë. Por, e fajësoj partinë e tij dhe politikat e saj të dështuara”, ka deklaruar Jonuzaj.
Sipas tij përgjegjës janë edhe ndërkombëtarët dhe shumë OJQ që para të mëdha I kanë çuar huq.
“Paratë shkuan vend e pavend, ndaj jemi në derexhe”, shton Salihaj. /Telegrafi/