Telegrafi

Jonida Vokshi zgjedh imazhet e dasmës dhe vjen me një dedikim emocional në ditëlindjen e 33-të të bashkëshortit të saj

Prezantuesja dhe aktorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi, i ka dhënë fund beqarisë muajin e kaluar.

Ajo dhe partneri i saj, njëherësh aktori Besnik Krapi, u martuan në një ceremoni tejet luksoze në Golem të Shqipërisë.

Dhe sot (e diel), duket se ësht një ditë mjaft e rëndësishme në familjen e tyre, kjo pasi aktori nga Prizreni feston ditëlindjen e 33-të.

Me këtë rast, nuk ka munguar urimi i përzemërt i bashkëshortes së tij, e cila për të uruar ka zgjedhur disa fotografi të përbashkëta nga dasma.

Lexo po ashtu Publikohet video përmbledhëse – çfarë nuk keni parë në dasmën e Besnikut dhe Jonidës

“U rrite u bëre për t’u martuar.E paç jeten te lumtur aq shume te mire sa ke nusen. Te dua dhe kjo pune ka marre fund”, ka shkruar krahas postimeve moderatorja shqiptare.

Të njëjtit po vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar në profesionin, tanimë si aktorë, ndonëse edhe romanca e tyre filloi në saje të bashkëpunimit me njëri-tjetrin, qysh nga seriali “O sa mirë” pesë vite më parë. /Telegrafi/