Telegrafi

Jonida Vokshi reagon e mërzitur pasi qenushja e saj ngordh

Foto: Jonida Vokshi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit.

Lidhja e saj me aktorin Besnik Krapi dhe planet për martesën e afërt kanë qenë krye-tema e mediave rozë muajve të fundit.

Jonida është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka treguar për fansat një ngjarje të hidhur që i ka ndodhur së fundmi.

Bëhet fjalë për kafshën e saj shtëpiake, e cila i ka ngordhur pas shumë viteve të kaluara së bashku.

“Gjysmen e jetes sime e kam kaluar me ty Bimbushe. Me mesove cfare eshte dashuria pa kushte! Sa me mungon,e sa shume do me mungosh. E shtrenjta ime,e vogla ime! Do jesh pjese e zemres sime dhe kujtimi i diteve aq te lumtura qe me ke falur. Do te te mbaj gjithmone me vete!”, ka shkruar Jonida Vokshi në Instagram.

Nga fotografia dhe përqafimi që i ka dhënë, vërehet se aktorja ka qenë shumë e lidhur me qenushen e saj. /Telegrafi/