Telegrafi

Jonida Vokshi komentohet për hyrjen e veçantë në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH

Mbrëmja e sotme (e hënë) është nata e parë e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH.

Plot 25 këngëtarë janë ngjitur në skenë për të interpretuar krijimet e tyre, nën mungesën e artistes Manjola Nallbani, e cila u tërhoq nga skena në momentet e fundit për shkak të disa arsyeve shëndetësore.

Megjithatë, vëmendjen që nga nisja e këtij kompeticioni muzikor e kishte marrë prezantuesja Jonida Vokshi, e cila ka hyrë në skenë mbi kalë.

Foto: YouTube

E veshur me një kostum shkëlqyes dhe me pelerinë të tejdukshme, bukuroshja shqiptare ka ecur me kalë përreth skenës për t’u ngjitur më pas e zbathur pranë partnerit të saj, Blendi Salajt.

Lexo po ashtu Manjola Nallbani tërhiqet nga Festivali i RTSH-së për arsye shëndetësore

Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, megjithëse zeshkania u komentua mjaft shumë për hyrjen e veçantë.

Foto: YouTube

Sivjet skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t’iu përshtatur rregullave të COVID-19.

Në natën e dytë, do të prezantohen këngët në një formë tjetër, akustike, për të arritur më pas edhe në natën finale – mbrëmjen e 23 dhjetorit.

Krahas kësaj, Jonida ‘look-un’ e mbrëmjes së parë e ka treguar edhe me disa fotografi që ka ndarë në rrjete sociale. /Telegrafi/