Tanimë është konfirmuar se janë në lidhje romantike tash e muaj.
Jonida Vokshi në një intervistë për media kishte pohuar se është në lidhje me aktorin Besnik Krapi.
Dyshja janë njohur fillimisht në serialin humoristik, “O sa mirë”, dhe më pas kanë përfunduar të dashuruar.
Së fundi, dyshja kanë publikuar një video të rrallë në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale teksa shihen përballë njëri-tjetrit.
Madje, çifti për të hequr të gjitha dyshimet kanë shkëmbyer puthje para ekraneve televizive në shoun televiziv, “Personale”, ku moderatore është aktorja e bukur.
Ndryshe, Jonida është bërë e famshme me rolin e vajzës së drejtorit të kolegjit ndërsa aktori ka luajrur rolin e prizrenasit. /Telegrafi/