Telegrafi

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen në shtator

Çifti më i ri i showbizit, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, do të martohen në shtator të këtij viti.

Ka qenë vet aktorja nga Tirana ajo e cila ka zbuluar këtë gjë, gjatë kohës sa e kishte të ftuar në emisionin e saj, burrin e ardhshëm, aktorin prizrenas.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video të shkurtë nga intervista, prej së cilës janë zbuluar shumë detaje tjera rreth planeve për martesë.

“Ka edhe një gjë të re në jetën tënd…martohesh në shtator”, ka pyetur Vokshi Besnikun, teksa kanë qeshur së bashku.

Për ta ngacmuar, aktori nga Prizreni thotë se ka ndërruar mendje dhe se nuk do të martohet, por që më pas e pranon.

Lexo po ashtu Jonida Vokshi dhe "prizrenasi" i "O Sa Mirë" puthen live në emision

Ai gjithashtu nuk i shpëton pyetjet se çfarë do të donte diçka më të veçantë në dasmën e tij, në mënyrë që Jonida të fillojë përgatitjet për diçka të tillë.

Përndryshe, dyshja janë njohur në serialin komik “O Sa Mirë”, teksa kanë qenë pjesë e kastit të tri sezoneve të para të serialit. /Telegrafi/