Telegrafi

Jonida Vokshi demanton lajmin rreth shtatzënisë

Jonida Vokshi (Foto: Instagram)

Aktorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në faqet rozë.

Pak muaj pasi kurorëzoi historinë e dashurisë me partnerin e saj thuhet se çifti është gati për të mirëpritur fëmijën e parë.

E njëjta ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel dhe nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve mbi shtatzëninë.

Ishte prezantuesi Isli Islami që e ka ngacmuar Jonidën lidhur me këto zëra duke e pyetur se si po i shkon shtatzënia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonida Vokshi

“Çfarë shtatzënie? Unë kur të kem diçka për të thënë, do dal do ta them vetë ju premtoj”, ka thënë ajo, duke demantuar lajmin që po qarkullon tash e një kohë në mediat shqiptare.

Dyshja po vazhdojnë të jenë të angazhuar në karrierë dhe Vokshi së fundmi njoftoi se do jetë pjesë e jurisë në shoun e talenteve në Top Channel. /Telegrafi/