Telegrafi

Jonida Vokshi i bën një dedikim për ditëlindje Besnikut me një fotografi të realizuar gjashtë vite më parë

Foto: Instagram

Aktori i njohur nga Prizreni, Besnik Krapi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.

Në ditën speciale nuk kanë munguar urimet nga miqtë e familjarët ndërsa një i tillë edhe nga bashkëshortja e tij, aktorja Jonida Vokshi.

Kjo e fundit ka ndarë një fotografi të përbashkët të realizuar para gjashtë vitesh duke theksuar se është e preferuara e tyre.

“Kjo është ndër fotot tona të preferuara edhe pse para gjashtë vitesh. Ajo që e dua më shumë se gjithçka te ne, është se kënaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonida Vokshi

“Gëzuar ditën tënde të lindjes dashuria ime dhe e Emit. Të dua”, kanë qenë fjalët e Vokshit.

Dyshja kanë filluar njohjen me njëri-tjetrin që nga seriali “O sa mirë, gjersa u martuan në vitin 2019.

Ata tashmë janë prindër edhe të një vajzë të quajtur, Emi. /Telegrafi/