Telegrafi

Jonida Vokshi bën apel për kujdes pas rasteve të shtuara me COVID-19 në Shqipëri

Jonida Vokshi (Foto: Instagram)

Prezantuesja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë akoma masat ndaj COVID-19.

Kjo pasi në Shqipëri është rritur dukshëm numri i të infektuarve, ku prej muajit qershor janë regjistruar 41 viktima, teksa tashmë në korrik totali i rasteve pozitive është 2819.

Përmes një fotografie që ka publikuar në rrjetet sociale nga makina, artistja shqiptare inkurajon ndjekësit që të bartin maska kudo që shkojnë.

“E gjithe bota po përballet me këtë virus të rrezikshëm që merr jetë! Sot më shumë se kurrë ka nevojë për sjellje të përgjegjshme nëse e duam shëndetin tonë dhe të atyrë që duam më shumë. Ndaj nise nga vetja, vër maskë kur shkon të bësh pazarin, në zyrë apo kur je duke marrë një shërbim”.

“Për këto është e bezdisshme sidomos në këtë temperature të larta”, por maska të mbron ty dhe të tjerët. Kështu nuk e lëmë virusin të fitoj”, kanë qenë fjalët e Vokshit.

 

Ndërkohë, Jonida vetëm pak ditë më parë solli në jetë fëmijën e parë, vajzën Emi, e cila momentalisht po shijon në masë të madhe ndjenjën e të bërit nënë.

Lexo po ashtu Jonida Vokshi flet pas lindjes: Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë

Ajo dhe Besniku këtë periudhë kanë lënë më anash angazhimet për t’iu përkushtuar vajzës dhe ndryshimeve të reja në jetë. /Telegrafi/