Telegrafi

Jonida Maliqi takohet me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Kygo

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, këto ditë ndodhet në Ibiza të Spanjës për pushime.

Ajo atje ka pasur rastin të ndjekë nga afër një koncert të një prej emrave më të famshëm botërorë të muzikës elektronike.

Maliqi ka shijuar një mbrëmje muzikore nën ritmet e DJ-it të famshëm botëror, Kygo, emri i vërtetë i të cilit është Kyrre Gørvell-Dahll.

Madje në prapaskenë, Jonida e ka takuar edhe nga afër DJ-in e famshëm, me të cilin ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Ishte kënaqësi absolute të isha pjesë e koncertit të Kygos dhe eksperiencës pas festës! Faleminderit ekipit tim të ri”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Ktheju Tokës”.

Me këtë ajo edhe njoftoi se i është bashkuar një menaxhmenti të ri të muzikës, të quajtur BossMgmt, me bazë në Australi.

Kygo përndryshe është një DJ i njohur internacional, i cili ka pasur edhe një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Rita Orën, të titulluar “Carry On”. /Telegrafi/