Site icon Telegrafi

Jonida Maliqi shkëlqen në gjysmë-finalen e “Eurovision 2019”, përfundon me sukses interpretimi i artistes shqiptare

Jonida Maliqi shkëlqu me performancën e saj në natën e dytë gjysmëfinale të "Eurovision 2019" (Foto: Eurovision/Facebook)

Ka përfunduar suksesshëm prezantimin e saj në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”, artistja shqiptare Jonida Maliqi.

Ajo ka kënduar live këngën e saj “Ktheju tokës”, e cila përfaqëson sivjet Shqipërinë në festivalin evropian.

E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.

Jonida Maliqi shkëlqu me performancën e saj në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019” (Foto: Eurovision/Facebook)

Artistja shqiptare është në garë edhe me 17 shtete të tjera, teksa mënyra për ta votuar atë është dërgimi i kodit “14” në numrat përkatës të secilit shtet.

Shqiptarët nga diaspora mund të votojnë për ta ndihmuar Shqipërinë që këtë vit ta prekë finalen e “Eurovision”-it, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Votimi do të hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta.

Lexo po ashtu Jonida Maliqi flet për Telegrafin rreth emocioneve të natës së dytë gjysmëfinale në Eurovision 2019

Më poshtë ju prezantojmë me mënyrën e votimit prej secilit shtet, teksa mund të votohet edhe përmes aplikacionit “Eurovision”, tek të gjithë ata që e kanë shkarkuar në telefonat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version