Telegrafi

Jonida Maliqi po shkurorëzohet pas 17 vjet martese

Jonida Maliqi, këngëtarja me stil të veçantë i ka dhënë fund historisë së dashurisë 17 vjeçare, të cilën e kishte kurorëzuar me martesë dhe me një djalë.

Është folur prej kohësh për një ndarje të mundshme, por tani është zyrtare, Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni nuk janë më bashkë dhe kanë nisur procesin e shkurorëzomit.

Bashkëshorti i Jonida Maliqit, Gent Prizreni është një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri.

Ai ka një sërë biznesesh, ndër to edhe një të ndërtimit.

Jonida dhe Genti janë të martuar prej 17 vitesh dhe kanë një djalë me emrin Dan. /who/Telegrafi/