Këngëtarja Jonida Maliqi ka pasur një paraqitja të shkëlqyer në natën e dytë gjysmë-finale të “Eurovsion 2019”.
Votat e mjaftueshme nga juria profesionale dhe publiku, i siguruan biletën për në natën finale artistes shqiptare.
E pasi arriti që ta dërgojë vendin e saj në finalen e madhe, Jonida ka reaguar përmes një videoje të pubikuar në rrjetin social Instagram.
Ajo ka shfaqur momentin kur emri i Shqipërisë u citua nga oderatorët e festivalit si shteti i tretë kualifikues në renditjen rastësore të shteteve që siguruan votat e duhura për në finale.
Jonida ka treguar emocionet e saj ishin tejet të forta në këtë mbrëmja dhe se mbështetja e bashkëatdhetarëve të saj, bëri që ajo të arrijë këtë sukses.
“Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania! Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale”, ka shkruar këngëtarja Maliqi. /Telegrafi/