Telegrafi

Jonida Maliqi: Mos u martoni, në këtë kohë nuk ia vlen

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Jonida Maliqi, ka tash e disa kohë që është beqare.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ndërkohë që mes shumë gjërash ka bërë edhe një deklaratë.

“E pyetur se kur është mosha ideale për t’u martuar”, 39-vjeçarja ka dhënë një përgjigje të prerë.

Foto: Screenshot/YouTube

”Mos u martoni. Më besoni në këtë kohë nuk ia vlen”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonida Maliqi

Kujtojmë që romanca e fundit e artistes mbetet ajo me komedianin dhe prezantuesin, Romeo Veshaj.

Foto: Instagram

Me këtë të fundit ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë dhe aso kohe ishin shumë të komentuar në media.

Jonida nga ana tjetër ka edhe një djalë nga një martesë e mëparshme. /Telegrafi/