Po na duket vetja si policë, që ndjekim personalitetet e njohura, kush doli me rroba banje dhe kush jo.
Dhe për hir të së vërtetës kjo vapë e çmendur e kësaj vere ka bërë që të ekspozojnë trupin edhe vajzat më fanatike, si të ishte një garë. E radhës që hoqi rrobat nga trupi është Jonida Maliqi.
Në fakt, nuk i ka hequr të gjitha, por dhe aq sa ka hequr për të është mjaft.
Sepse rrallë, shumë rrallë ajo pozon me rroba banje, edhe pse bën thuajse çdo javë një shërbim fotografik profesional, edhe pse është fare e dukshme që linjat e trupit do bënin të lumtur çdo vajzë.
Ndryshe, këngëtarja është tërhequr paksa nga jeta muzikore dhe po shijon jetën e së qeni nënë dhe afariste /Telegrafi/