Telegrafi

Jonida Maliqi festoi ditëlindjen, zbulon mësimet që ka marrë në 36 vite jetë

Jonida Maliqi ka pasur arsye për të festuar gjatë gjithë ditës së djeshme.

Këngëtarja shqiptare ka mbushur 36 vjet dhe ka marrë urime të shumta prej miqve dhe familjarëve të saj.

Dhe në këtë ditë të veçantë për të zbuloi për fansat leksionet që ka marrë gjatë jetës së saj.

“36 leksionet që kam mësuar: Të këshilloj veten për 36 vjetorin e lindjes”, shkroi bukuroshja në llogarinë personale të Instagramit.

Nuk kanë munguar urimet për këngëtaren nga emra të njohur si Marina Vjollca e Agensa Vuthaj.

Lexo po ashtu Shqipëria në "Eurovision 2019", kompozitorja Rushiti flet për pritshmëritë dhe përgatitjeve për përfaqësim dinjitoz në Izrael

Jonida po përgatitet për të përfaqësuar Shqipërinë në Eruovision 2019 me këngën ‘Ktheju Tokës’. /Telegrafi/