Telegrafi

Jonida Maliqi dhe Xhemi Shehu me paraqitje të mahnitshme në natën finale të Fest’ 60

Ka nisur nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të RTSH-së.

Meqenëse këtij festivali edhe për sivjet po i vjen fundi, sonte pritet të kurorëzohet edhe kënga fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Edhe në këtë natë u rezervuan befasi e interpretime të jashtëzakonshme nga artistët e përzgjedhur.

Foto: Screenshot/YouTube

Nikoqirë të këtij festivali janë: Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Lexo po ashtu Sonte nata finale e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH

Dy bukuroshet kanë marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e tyre atraktive teksa duken në formë të mrekullueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Jonida ka përzgjedhur një fustan të bardhë të gjatë me dekolte të hapur, gjersa në anën tjetër Xhemi shfaqet me fustan të zi transparent.

Kujtojmë që vitin e kaluar Anxhela Peristeri është zgjedhur artistja për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2021. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube