Telegrafi

Jonida ka stil edhe me rroba banje (Foto)

Jonida Maliqi njihet si këngëtarja shqiptare që veçohet për stilin dhe veshjet që përzgjedh në daljet e saja publike.

Këto ditë, ajo ka ardhur me disa poza nga pishina, ku tërhoqi vëmendje fustani që kishte veshur, pasi të njëjtin e kishte Eneda Tarifa gjatë parakalimit në tepihun e kuq në ‘Top Awards’. Në njëfarë mënyrë, ajo i tregonte koleges se ku duhej të vishej një fustan i tillë.

Por, ky artikull i kushtohet një poze që Jonida e ka bërë me rroba banje. Këngëtarja ka treguar se ka stil edhe në një veshje të tillë.

Ajo ka përzgjedhur ngjyrën e zezë duke vënë këmbët dhe gjoksin në plan të parë. /Telegrafi/