Telegrafi

Jonida, drejtuese e “The Voice Kids”

Stafi i Top Channel së shpejti do të vijë me një edicion për fëmijë të spektaklit të famshëm “The Voice”.

Dhe, derisa programi ka kohë që flitet se është duke u përgatitur, edhe stafi mendohet se do të jetë po i njëjti që ka qenë te edicioni i të rriturve.

Megjithatë, duket se do ketë një ndryshim; edicioni për fëmijë i spektaklit do të drejtohet nga këngëtarja Jonida Maliqi. /Albaniac/Telegrafi/