Agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut, kanë zbuluar shenja se Koreja e Veriut është duke rikuperuar pjesët e lokacionit për lansimin e raketës Dongchang-rif, e cila është rrëzuar, transmeton sot Reuters, duke cituar agjencinë jugkoreane Jonhap.
Në fakt, agjencia koreane thotë se Koreja Veriore, e cila është nën presion të fuqishëm për t’i dhënë fund programit bërthamor, serish vendosi çatinë dhe dyert në objektin që ndodhet për lansimin e raketave.
Kohë më parë kreu i Koresë Veriore Kim Jong Un pati samitin e dytë me presidentin e SHBA-së n Donald Trump, në përpjekje për t’i dhënë fund programit nuklear verikorean, por edhe takimi i dytë rezultoi pa sukses. /kp/Telegrafi/