Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Jones është duke shijuar futbollin e tij nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Jones do të jetë titullar në sfidën e radhës të “Djajve të Kuq”, kundër West Hamit që luhet në Old Trafford, në kuadër të Premier Ligës.
“Që nga koha kur ka ardhur menaxheri i ri është bërë punë e shkëlqyer”, ka thënë Jones.
“Lojtarët janë të gëzuar që luajnë nën drejtimin e tij. Ne duhet të luajmë futboll dhe t’i fitojmë ndeshjet, kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”.
“Ai është i sinqertë. Kjo është e gjitha që ne kërkojmë si lojtarë. Ai është menaxheri dhe lojtarët duhet të dinë se kur kanë të drejtë dhe kur bëjnë gabime”, tha Jones.