Telegrafi

Jones i bashkohet Kosovës në papuçe

Në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Jones u shfaq me papuçe. Çanta e tij me gardërobë dhe pajisje sportive ishte ngatërruar diku në Aeroportin e Prishtinës dhe ai po priste thirrjen për gjetjen e saj.

Shpejt, stafi i Përfaqësueses ia siguroi një palë atlete me numrin 51, sa për një stërvitje dhe kështu ai arriti të kalojë minutat e parë me fanellën e Kosovës. U nda i kënaqur. Ai është amerikani i dytë në Përfaqësuese pas Scott Bamforthit. Shpejt pritet të mbërrijë edhe ylli Justin Doellman, shkruan sot Koha Ditore.

Qendra amerikane Shawn Jones u paraqit në stërvitjen e mëngjesit të së mërkurës. Por ai nuk ishte i gatshëm t’i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për stërvitje.

Në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ai u shfaq me papuçe. Çanta e tij me gardërobë dhe pajisje sportive ishte ngatërruar diku në Aeroportin e Prishtinës dhe Jones po priste thirrjen për gjetjen e saj.

Shpejt, stafi i Përfaqësueses ia siguroi një palë atlete me numrin 51, sa për një stërvitje dhe kështu ai arriti të kalojë minutat e para me fanellën e Kosovës.

Jones (203 cm) është njëri prej tre amerikanëve të natyralizuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, e cila në fund të muajit të ardhshëm do të nisë ciklin e ndeshjeve eliminatore për “Eurobasket 2017”.