Aktori, Jonathan Majors, ka zbuluar në një intervistë tronditëse se ishte viktimë e abuzimit seksual që në moshën 9-vjeçare nga burra dhe gra.
Ai e ndau këtë përvojë duke përmendur mungesën e të atit, i cili kishte braktisur familjen një vit më parë.
Majors tregoi se abuzimi erdhi nga persona që supozohej të kujdeseshin për të dhe se nëna e tij nuk ishte në dijeni, shkruan DailyMail.
Pas dënimit në dhjetor 2023 për sulm ndaj ish-të dashurës së tij, Grace Jabbari, Majors iu desh të merrte pjesë në një program të detyrueshëm për ndërhyrjen ndaj dhunës në familje.
Ai pranoi se terapia dhe këshillimi e ndihmuan të përballej me traumat e fëmijërisë.
Ish-ylli i Marvel rrëfeu edhe momentin kur mësoi se ishte pushuar nga studioja pas dënimit të tij, duke e përshkruar si një “thyerje zemre”.
Për shkak të problemeve ligjore, ai humbi apartamentin e tij dhe shpenzoi kursimet brenda gjashtë muajve.
Pavarësisht sfidave, Majors ka vazhduar të paguajë mbështetjen e fëmijës për vajzën e tij 11-vjeçare.
Në mes të polemikave, ai është rikthyer në vëmendje duke marrë pjesë në evente të rëndësishme.
Filmi i tij “Magazine Dreams”, i cili fillimisht u pezullua pas dënimit, tani ka marrë një datë të re publikimi më 21 mars 2025.
Shpërndarësi Briarcliff Entertainment ka premtuar një lançim të fuqishëm në kinema, duke i dhënë Majors një mundësi për rikthim në ekranin e madh. /Telegrafi/