Site icon Telegrafi

Jonah Hill ka kërkuar nga fansat të mos e komentojnë trupin e tij

(Foto: Instagram/jonahhill)

Aktori i famshëm hollivudian, Jonah Hill, u ka kërkuar fansave që të mos e komentojnë trupin e tij në të ardhmen, sepse nuk ndihet mirë për shkak të fizikut – shkruan CNN.

37-vjeçari e ka publikuar në Instagram kërkesën drejtuar ndjekësve të tij.

“E di që po e bëni me qëllimet më të mira, por ju lutem mos e komentoni trupin tim. Ju lutem në një mënyrë të bukur, do të doja që ta dini se komente të tilla nuk më ndihmojnë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se aktori ishte me mbipeshë për pothuajse të gjithë karrierën e tij, kjo është arsyeja pse fansat u gëzuan me lajmin se në vitin 2017 ai filloi të punojë për veten dhe shëndetin e tij, dhe kështu të humbë peshë.

Që atëherë, Hill ka folur hapur disa herë për problemet e tij mbipeshën dhe pasojat që ka lënë në jetën e tij. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/jonahhill)
Exit mobile version