Jonah Hill dhe e fejuara e tij e përfolur, Olivia Millar, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Një përfaqësues i aktorit konfirmoi lajmin për lindjen e foshnjës për revistën People të premten.
Detajet e lindjes së foshnjës, gjinisë dhe më shumë nuk dihen aktualisht.
Lajmi vjen pasi aktori i “Don’t Look Up”, 39 vjeç, mungoi dukshëm në dasmën e motrës Beanie Feldstein.
Aktorja 29-vjeçare u martua me producenten Bonnie Chance në një ceremoni me temë kampi veror ‘përrallor’ më 20 maj.
Hill dhe Millar nuk ishin në asnjë foto të shpërndarë nga eventi, ku morën pjesë Adam Levine, Behati Prinsloo, Sarah Paulson dhe të tjerë.
Lajmi për shtatzëninë e Millar u zbulua në fund të marsit, kur ajo u pa me barkun e rrumbullakosur rrugëve të Kalifornisë.
Para lidhjes me Millar, Hill ishte në lidhje me Sarah Brady.
Aktori i “Wolf of Wall Street” ishte fejuar më parë me Gianna Santos, por dyshja u ndanë në 2020. /Telegrafi/