Sportistët tonë po vazhdojnë të paraqiten në garat e ndryshme ndërkombëtare.
Dy notaret tona, Hana Fejzullahu dhe Jona Macula kanë vazhduar sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Jona garoi në 200 metra stil i lirë. Koha e saj ishte 2:23.63, që sipas trajnerit të saj, Ardian Hamiti, e ka përmirësuar për katër sekonda rekordin personal, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet tutje.
Hana garoi në 100 metra bateri dhe pati kohën 1:09.30 sekonda, që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.
Theksojmë se noti vazhdon garat edhe të enjten dhe të premten në Azerbajxhan. /Telegrafi/