“Chasing Dreams” ishte kënga e fundit që e ka publikuar muajt e fundit Jon Tarifa.
Ky i fundit ka pohuar se ka edhe një befasi gjatë festave të fundvitit për të gjithë fansat anembanë botës.
Këngëtari është në finalizim e sipër të një video të një këngë të re të titulluar “Seize in Day”.
Ai për këtë këngë ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Marcela Orosi, e cila është pjesë e bendit Luminize.
“Si thoni për një dhuratë të fundit për Krishtlindjet? Për pak ditë, do të sjell videon muzikore të këngës sime të re të titulluar”Seize in Day”, në bashkëpunim me Marcela Orosin”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se këngëtari shqiptar kohë më parë i kishte kushtuar një këngë ish-presidentit amerikan, Barcak Obama.
Ndryshe, Tarifa ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do të sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/