Jon Tarifa, këngëtari shqiptar po vazhdon me sukses të bëj karrierë në shtetet perëndimore.
Këngëtari shqiptar vitin e kaluar ka sjell disa projekte të ndryshme muzikore, por ka mbajtur koncerte në Holandë.
Pos, jetës artistike ai ka edhe një jetë sentimentale, ku ka mbi një vit që ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Kimberlyn.
Madje, si fryt i dashurisë së tyre të jashtëzakonshme, çifti gjatë mbrëmjes së kaluar janë bërë prindër të një vajze.
“E diela e përsosur, duke parë futboll në shtrat me princeshën time të vogël”, ka shkruar Joni në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah duke mbajtur të sapolindurën.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth lindjes së vogëlushes, por nuk ka ndarë me fansat edhe emrin e ‘princeshës’ së tij.
Ndryshe, Joni është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/