Telegrafi

Jon Obi Mikel vazhdon kontratën me Chelsean

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, në një deklaratë zyrtare në faqen zyrtare, një ditë pasi kontratën me klubin e vazhdoi edhe francezi Florent Malouda.

“Ishte lehtë t’i jap besimin tim klubit pasi jam i lumtur këtu dhe kur erdhi mundësia, ishte kënaqësi të nënshkruaja pas bisedave me klubin. E ardhmja ime me menaxherin e ri do të jetë e ndritshme dhe unë mendoj se tashmë kemi krijuar raporte të mira pune”, ka thënë 22-vjeçari.