Jon Jones ditë më parë fitoi titullin në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda duke triumfuar lehtësisht ndaj Alexander Gustafsson.
Nuk kaloi shumë dhe presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar për TMZ meçin e ardhshëm të amerikanit.
“Kocka” do të përballet me Anthony Smith në mars në kuadër të UFC 235, ku edhe do ta mbrojë titullin.
Rekordi i Smith në MMA është 31-13 (fitor-humbje), kurse në UFC 7-3, triumfi i tij i fundit ishte ndaj Volkan Oezdemir në tetor.
Në anën tjetër Jones në MMA ka rekord 23-1, ndërsa në UFC 17-1.
Dueli mes tyre do të mbahet në T-Mobile Arena në Las Vegas më 2 mars.
Jones cilësohet si një nga sportistët më të mirë që ka parë bota e artëve të përziera marciale në vitet e fundit dhe ai është favorit në mbrojtjen e titullit. /Telegrafi/
ANTHONY SMITH:
https://www.youtube.com/watch?v=8-kJhJ6icC4
JON JONES:
https://www.youtube.com/watch?v=x1Dht_y6n20