Site icon Telegrafi

Jon Jones rikthehet në UFC me fitore të madhe ndaj Ciryl Gane dhe shpallet kampion i botës në peshat e rënda

Luftëtari amerikan, Jon Jones ka shënuar fitore të madhe në rikthimin e tij në duke triumfuar ndaj Ciryl Gane dhe duke rrëmbyer titullin vakt të peshave të rënda në UFC 285.

Përballja e shumëpritur e Jones dhe Gane në mëngjesin e sotëm në T-Mobile Arena në Nevada të Las Vegas nuk ka zgjatur shumë.

Ishte Jones, i cili ka fituar në raundin e parë ndaj Gane që nuk mundi të mbijetoj më shumë se tre minuta.

Jones u tregua i pamëshirshëm për kundërshtarin e tij të cilin pas disa goditjeve e rrëzoi në tokë.

Megjithatë, dorëzimi i Gane erdhi pas një shtrëngimi të fortë në qafë, duke e detyruar 32-vjeçarin ta pranojë humbjen.

Me këtë fitore, Jones i njohur si “Bones” shpallet kampion i botes në peshat e rënda në UFC 285, pasi titulli ishte vakant që kur e la të lirë Francis Ngannau.

Përveç kësaj, amerikani 35-vjeçar bëhet luftëtari i tetë në histori që shpallet kampion në dy divizione.

Ai tani është kampioni i 18-të i padiskutueshëm i peshave të rënda në UFC dhe çon rekordin në 27 fitore dhe 1 humbje. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version