Jon Jones apo i njohur ndryshe si ‘Kocka’ ka fituar meçin e madh të rikthimit të tij ndaj Daniel Cormierit, duke u stolisur në fund me titull në peshën ‘light heavyweight’ apo kategoria gjysmë e rëndë.
Mundësi amerikan është rikthyer pas disa viteve në octagon (tetëkëndësh), aty ku ka pasur të ndeshet me një ish-kampion tjetër të këtij sporti, Daniel Cormierin.
Megjithatë, Jon Jones është rikthyer ashtu siç e kishte lënë octagonin para disa viteve, me një fitore të madhe ndaj Cormierit.
Jones ka arritur të mposht Cormierin në raundin e tretë, me përfundimin e meçit para kohe, teksa rezultati ishte po ashtu në favor të Jonesit 92-58.
Kjo fitore ka bërë që kampioni i shumëfishtë i peshave gjysmë të rënda i UFC-së të shpallet përsëri kampion në këtë kategori.
Fitorja ndaj Cormierit ishte e 14-ta radhazi për Jonesin, duke u bërë luftëtari i tetë në histori të UFC-së që e mbron disa herë titullin, ndërsa Cormier shijoi humbjen e parë në karrierë para përfundimit të një ndeshjeje.
Vlen të theksohet se para meçit, Jones kishte thënë që mezi pret të përfundoj ndeshja me fitoren e tij dhe ta shoh kundërshtarin duke vajtuar, dhe ashtu edhe ndodhi pas përfundimit të saj. /Telegrafi/
https://twitter.com/AhmarSKhan/status/891526031366029312
https://twitter.com/LeadingSports_/status/891528998622187520
https://twitter.com/Finn1502/status/891528153855909888
The champ has spoken! @JonnyBones #JonBonesJones #UFC214 pic.twitter.com/hH8ae3czb0
— UFC (@ufc) July 30, 2017