Site icon Telegrafi

Jon Jones mbron titullin në UFC 235 pas fitores me dominim ndaj Anthony Smith

Jon Jones (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Jon Jones i njohur ndryshe si ‘Kocka’ ka arritur të mbrojë titullin e UFC-së në kategorinë e lehtë të peshave të rënda, pasi ka mposhtur Anthony Smithin.

Luftëtari amerikan është kthyer në ‘oktagon’ apo tetëkëndësh mbrëmjen e së shtunës për ta mbrojtur titullin e UFC-së 235 në kategorinë e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Jon Jones

Atë edhe e arriti, pasi Jones ishte i papërmbajtshëm duke arritur të mposht Anthony Smithin dhe të vulos dominimin në këtë kategori.

Jones ishte i papërmbajtshëm (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Kjo fitore e Jones erdhi në një sallë të mbushur plot dhe me shumë atmosferë në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Megjithatë, fitorja e Jones nuk ishte edhe aq e lehtë pasi Smith qëndroi gjithë ndeshjen dhe fituesi u mësua vetëm pas vendimit të gjyqtarëve.

Smith qëndroi stoik deri në fund të duelit (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim në favor të luftëtarit amerikan, me rezultatet të njëjta 48-44.

Pas fitores, Jones u shpreh i lumtur, por komplimentoi edhe Smithin për lojën e treguar.

Ky ishte meçi i dytë i 31-vjeçarit për më shumë se dy muaj, pas fitores ndaj Alexander Gustafsson në muajin dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version