Telegrafi

Jon Jones mbron sërish titullin e tij mposht me vendim Thiago Santos dhe shpallet sërish kampion i divizionit Light Heavyweight

Një meç spektakolar është zhvilluar në natën e UFC 239.

John Jones dhe Thiago Santos janë ndeshur mes vete ku në fund ka triumfuar Jones.

Sportisti amerikan i arteve marciale Jones arriti të triumfoj në fund me vendim të gjyqtarit.

Ishte një meç spektakolar mes Jones e Santos sa që në fund të dy u larguan me karroca.

Kësisoj Jones e ka mbrojtur titullin e kampionit në UFC. /Telegrafi/