Jon Jones gjithmonë e ka konsideruar veten si kampion i vërtetë në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda në UFC, ndërsa tash është përsëri zyrtare.
Jones (23-1, 1 NC) e ka rikthyer titullin pas një dueli dominues që përfundoi në raundin e tretë përballë Alexander Gustafsson (18-5).
Meçi për titull u zhvillua në ‘The Forum’ në Inglewood të Kalifornisë, në kuadër të UFC 232, që shënoi edhe kthimin e amerikanit në ‘Tetëkëndësh’ pas mungesës 17 muajshe.
Dueli përfundoi në minutën 2:02 të raundit të tretë, kur Jones e rrëzoi Gustafssonin në dysheme dhe vazhdoi ta godasë.
"The goal is to finish this fight, and that's what I'll do. I'll finish this fight."@JonnyBones at the press conference on Thursday 😳 #UFC232 pic.twitter.com/oADLr4HxOq
— UFC (@ufc) December 30, 2018
Në intervistën e tij pas meçit në ‘Tetëkëndësh’, Jones nuk harroi ta vinte në pah atë që mendojnë shumë tifozë të arteve të përziera marciale – një rimeç me rivalin e tij, Daniel Cormier, i cili të premten hoqi dorë nga titulli në kategorinë e lehtë dhe është kampion i UFC-së në kategorinë e rëndë.
“E di se ekziston një njeri që e quan veten ‘kampion, kampion’. Dua të them, kush është ai që heq dorë nga titulli, sepse e fitoi dikush tjetër?”.
https://www.youtube.com/watch?v=NNiOUmvToVw
“Babai është kthyer, DC. Dëshmoje para tifozëve se je një ’kampion, kampion’. Eja provoje. Unë jam këtu. Ktheje rripin tënd. Do të të presë këtu”, ka thënë Jones. /Telegrafi/
🏆 @JonnyBones 🏆 pic.twitter.com/qjNi9d8YVl
— UFC Europe (@UFCEurope) December 30, 2018