Site icon Telegrafi

Jon Jones e paralajmëron Brock Lesnarin: Do ta turpëroja, është shumë i ngadalshëm

Jon Jones i është përgjigjur deklaratës së Brock Lesnar që tha se do të kthehet nga pensionimi, vetëm që të përballet me kampionin e peshave të rënda në UFC.

Lesnar kishte paraqitjen e fundit në korrik të viti 2016 në UFC 200 dhe vendosi të pensionohej në fillim të këtij viti para se të përballjes me ish-kampionin Daniel Cormier.

Të hënën në mbrëmje Kurt Angle ishte mysafir në emisionin “Ariel Helwani” dhe ylli i WWE zbuloi se vetëm për Jones Lesnar do të kthehej nga pensionimi.

“Shpresoj që ai të rikthehet. E di se ai ka thënë që po rikthehet nga pensionimi, por mendoj se ai e dëshiron vetëm një përballje, mirëpo nuk e di nëse do të ndodh, e që përballja do të ishte ndaj Jon Jones”, ka thënë Angle.

Lidhur me këtë deklaratë, Jones ka reaguar duke i thënë Lesnarit se është shumë i ngadaltë për të dhe se do ta shkatërronte.

“Brock është shumë i ngadaltë, do ta turpëroj atë”, ka shkruar Jones në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Lesnar kishte dështuar në testet anti-dopin në UFC 200 kundër Mark Hunt, gjersa ishte suspenduar për një vit nga Komiteti i Atletikës në Nevada, por tani e dëshiron rikthimin në UFC. /Telegrafi/

 

Exit mobile version