Jon Jones nokautoi Stipe Miocic në eventin kryesor të UFC 309 në New York dhe dëshmoi se ai është luftëtari më i mirë në histori të MMA.
37-vjeçari Jones mposhti Miocic, i cili është pesë vjet më i vjetër dhe kësisoj ai mbrojti titullin e kampionit në peshat e rënda.
Jones dominoi që në fillim të ndeshjes, Miocic mori një goditje të madhe gjatë dy raundeve të para, dhe 35 sekonda para përfundimit të raundit të tretë, Jones e dërgoi Miocicin në dysheme me një goditje të fuqishme në brinjë dhe pas disa goditjeve që pasoi, gjyqtari Herb Dean ndaloi luftën.
Look at what it meant to Jon Jones after beating Stipe Miocic 🔥 #UFC309 pic.twitter.com/Eyi9IKfskz
— ESPN (@espn) November 17, 2024
Kjo ishte fitorja e 28-të e Jones në karrierë, të cilën ai ia kushtoi presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, i cili e ndoqi luftën nga rreshti i parë.
Ajo që është edhe më e rëndësishme është se Miocic, pas humbjes së pestë në 25 meçe, njoftoi se ka përfunduar karrierën dhe është pensionuar nga ky sport. /Telegrafi/
JON JONES JUST DID THAT 😤 #UFC309 pic.twitter.com/Z77wdRHsMP
— SportsCenter (@SportsCenter) November 17, 2024