Në Podgoricë është mbajtur Turneru ndërkombëtar në Xhudo "Mladost Open Kup Podgorica 2014”. Në këtë turne kanë marrë pjesë afro 400 garues nga Mali i Zi, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Shqipëria dhe nga Kosova, raporton Sportrks.
Kosovën në këtë aktivitet e ka përfaqësuar Klubi JK Polici i cili udhëhiqet nga veterani i njohur i xhudos, Anton Cena, si dhe Mustafë Veseli. Ky klub morri pjesë me 13 garues, dhjetë prej tyre në një konkurrencë shumë të fortë u nderuan me medalje, si dhe impresionuan me paraqitjet e tyre.
Medalje të arta:
Jon Veseli -31kg dhe Diar Veseli -50kg për fatosa, kurse Anes Veseli -46 kg për pionier.
Medalje të argjendta:
Muhamedin Veseli -28 kg/fatosa/, Arti Veseli -34 kg
për pionierë, kurse Donit Raci -50 kg në konkurrencën e kadetëve.
Medalje të bronzta:
Ari Veseli -55kg,Riad Veseli +73 kg,Erjon Racaj -38kg dhe Vendim Raci -42 kg në konkurrencën e pionierëve.
Ndërsa Kleidi dhe Lear Morina si dhe Drin Hadri mbetën pa plasman.
Trajneri i klubit, Mustafë Veseli, u shpreh i kënaqur me arritjet e xhudistëve të tij, teksa kërkoi përkrahje më të madhe nga komuna dhe bizneset që këta xhudistë në të ardhmen të korrin edhe më shumë suksese.
“Sikur të ishte përkrahja financiare e mirë për pjesëmarrje në garat tjera në rajon e më gjerë, në të ardhmen mund të presim shumë nga kjo gjeneratë. Vlen të cekët se këtë garë pjesërisht e ka ndihmuar ndërrmarrja “Iber Lepenci” për çka i jemi shumë falënderues”, u shpreh Veseli për Telegrafin. /Telegrafi/