Telegrafi

Jon Bon Jovi: Sambora kishte probleme me alkoolin

Kitaristi i grupit Bon Jovi, ka bërë të ditur largimin e tij nga turneu “Because We Can”, duke theksuar arsyet personale si kryesoret për largimin e tij.

Sidoqoftë, frontmeni i grupit tani ka reaguar dhe ka aluduar se Richie ka mundur të largohet për shkak të abuzimit me alkoolin.

“Po bëhet më e vështirë ditë pas dite nëse vetëm qëndrojmë këtu dhe nuk flasim. Sepse gjithë ajo që mund të them është se ai u largua për arsye personale. Ai ka qenë nëpër këto telashe edhe më herët, fatmirësisht tani ai është në gjendje gatishmërie dhe pritet të kthehet së shpejti”, ka deklarura Bon Jovi. /Telegrafi/